Anders Breivik, autori i vrasjes së 77 personave në Norvegji ka qarë gjatë seancës së sotme gjyqësore. Nuk bëhet fjalë për ndonjë shenjë pendese pasi ia në fakt ka lëshuar lot nga sytë në momentin që është shfaqur video e tij propagandistike. 33-vjeçari teksa shihte videon është prekur.
Breivik me 22 korrik vrau tetë persona me bombë në qendër të Oslos dhe 66 të tjerë me armë në ishullin Utoya. Para trupit gjykues është shprehur se nuk e njeh gjykatën pasi ajo e ka marrë mandatin nga partitë politike që mbështesin multikulturalismin.
Kur gjykatësi e pyeti me se merresh, ai u përgjigj jam “shkrimtar”. Sa i takon vrasjeve Breivik është shprehur se nuk ishte akt terrorist por akt i nevojshëm për të mbrojtur Norvegjinë nga kontrolli i myslimanëve./IO/
{youtube width="660" height="450"}YCbfaassDxA{/youtube}