Milenko tejkalon kufijtë: Një “Breivik”, ilaç për shqiptarët!

Këto ditë kur terroristit norvegjez Anders Bering Breiviki po i gjykohet në Oslo për vrasjen e 77 personave të pafajshëm, i pandreqshmi Milenko Nedelkovski, shoumeni në Televizionin Kanal 5, ka mbështetur publikisht përmes profilit të tij në Facebook, idenë e një “Breiviku” edhe në Maqedoni.

Komenti i tij që mund të lexohet nga fotografia e shkrepur, pason pas një komenti tjetër në profilin e tij nga miqtë e tij, ku Breivik lartësohet në hero dhe thuhet se “maqedonasit kanë nevojë për një të tillë, sepse vetëm ai do të ‘kryente punë’ me ata që vranë katër fëmijët maqedonas”.

Teksti i plotë:

Një i ashtuquajtur Jovan në Facebook i shkruan Milenkos.

“Në Norvegji i çmenduri kishte vrarë gjithçka që lëvizte në ishull – ditë zie. Ne, çfarë presim? Milenko pse e quan njeriun të çmendur? Një person i tillë na duhet edhe neve këtu në Maqedoni! Duket se edhe ai ka qenë një prej atyre të cilëve iu ishte bërë e tepërt të shikojë se si në vendin e tij amë, mbledhin, ushqejnë dhe kujdesen sikur të jenë gjarpërinj, çfarëdo tipi afrikan dhe aziatik, i cili më vonë ua bën norvegjezëve të njëjtën gjë të cilën ata (mendohet SHQIPTARËT) ua bënë 4 fëmijëve maqedonas të premten! Vetëm për dallim nga maqedonasit tanë, në Norvegji u gjet një person të reagojë kundër kësaj. Seriozisht të them, për mua një person i tillë në Maqedoni do të ishte hero! Hero i historisë bashkëkohore maqedonase. Dhe për të gjithë të tjerët MAQEDONAS dhe njerëz normal, përveç kuptohet sikur disa Sashe dhe Koche....”.

“Jovan, nuk është se as mua nuk më ka shkuar mendja në të njëjtën. Një i tillë hero, në vendin dhe në kohën e duhur, do të zgjidhte shumë punë dhe shumë dilema”, thotë në komentin e tij Nedelkovski.

Kjo nuk është hera e parë që ky gazetar maqedonas shfryn publikisht të tërë urrejtjen patologjike që ndjen për shqiptarët./zhurnal/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat