Kryetari i Partisë së Veprimit Demokratik dhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi, ka dalë hapur në mbështetje të kandidaturë së Muamer Zukorlicit për President të Serbisë.
“Ne do të votojmë për Muamer Zukorlicin, si kandidat për President të Serbisë, meqë duket një personalitet interesant dhe kandidat më serioz, i cili ka qenë i interesuar gjithnjë për zgjidhje e problemeve, jo vetëm në Sanxhak, por edhe në Luginën e Preshevës. Angazhim ky i cili dëshmohet edhe në programin e tij”, ka thënë Halimi në një intervistë për agjencinë “Presheva Jonë”.
Ai më tej ka thënë se “Ne jemi të vetëdijshëm se Zukorlic e ka vështirë të fitojë, por ne me votën tonë do të dëshmojmë se përkrahim, mbështesim ato forca progresiste, përkrahim atë personalitet, i cili mendon mirë për Luginën e Preshevës, Përkrahje kjo e cila deri tash na ka munguar dhe do të jetë mësim dhe shembull për liderët tjerë serbë, të cilët vazhdimisht kanë injoruar kërkesat tona apo avancimin e proceseve demokratike, politike dhe ekonomike në Luginën e Preshevës”, ka deklaruar Halimi. /Telegrafi/