Kryeshefi i ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq, ka deklaruar se e paraqitja e forcave policore të Kosovës në "linjën administrative", siç e quan Beogradi kufirin me vendin tonë, mes Serbinë dhe Kosovës është e papranueshme.
"Kjo për ne nuk është e pranueshme dhe nuk i kontribuon sigurisë", ka thënë Dikoviq, i cili pandehet për krime lufte në Kosovë.
Sipas fjalëve të tij, forcat e vetme, të cilat "sipas marrëveshjes mund të paraqiten në zonën tokësore të sigurisë” janë pjesëtarët e KF0R-it dhe ushtrisë së Serbisë.
Ai ka shtuar se ushtria serbe ka rreth 300 aktivitete me pjesëtarët e KF0R-it./koha/