Një i plagosur në incidentin në Shkup

Një person është i plagosur në incidentin që ndodhi mbrëmë në lagjen Kozle të Shkupit, raporton agjencia e lajmeve INA.

Kjo konfirmohet sot në mëngjes nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Incidenti ka ndodhur midis tre personave, M.G, 71 vjeç dhe ish-bashkëshortja e tij T.G, 45 vjeç dhe në anën tjetër S.J, 63 vjeç të gjithë nga Shkupi. Pas një zënke midis tyre për çështje pronësore, S.J ka nxjerrë pistoletën dhe ka shtënë duke plagosur 71 vjeçarin.

Pas incidentit i plagosuri është dërguar në Qendrën emergjente në Shkup. MPB paralajmëroi se ekipet në terren po punojnë për pastrimin e plotë të incidentit. Media dhe portale maqedonase mbrëmë raportuan për më shumë të plagosur, por edhe dyshime për të vrarë në këtë incident. /INA/



Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat