Një i vdekur dhe disa të plagosur në qendër të Mitrovicës

Të mërkurën rreth orës 12:30, në qendër të Mitrovicës, afër ish Muzeut të Qytetit, nga makina në lëvizje janë dëgjuar të shtëna armesh mes dy grupeve, ndërsa për pasojë një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur.

Agim Peci, drejtor i Spitalit në Mitrovicë, ka konfirmuar për Kosovapress se një person ka humbur jetën nga plagët e marruara nga armë zjarri dhe disa të tjerë janë plagosur.

Njëri nga të plagosurit është dërguar me urgjencë në QKUK, pasi ka marrë plagë të rënda./Kosovapress/

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat