Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, ka thënë se ka shumë keqkuptime rreth kërkesës së tij për zbatuar të drejtën ligjore për femrat që të zgjedhin profesionistin shëndetësor gjatë shfrytëzimit të shërbimeve gjinekologjike-obstetrike.
Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, ka thënë për “Tribuna Shqiptare”, se situata kur individi me pikëpamje të tij ideologjike ose profesionale tenton të ngritet mbi ligjin është parë gjatë deklaratës së drejtorit të QKUK-së, Nijazi Gashi, i cili ka vlerësuar se urdhëresa e lartpërmendur e ministrit ishte kundër etikës shëndetësore.
Agani thotë se është thyer rregullorja e Kuvendit, kur ai nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa është lejuar që deputetja e AAK-së, Time Kadriaj të akuzonte për marrjen e vendimeve ‘fetare dhe aspak profesionale’.
Thotë se edhe kryeparlamentari Krasniqi ishte nën ndikimin e ‘propagandës manipuluese’ të deputetes Kadriaj, kur tha se secili ministër duhet të respektojë Kushtetutën e Kosovës. /Telegrafi/