Vdes 21 vjeçari gjilanas, u ther me thikë

 

Një i ri i moshës 21-vjeçare është therur për vdekje në natën e së shtunës, në kohën kur po qëndronte në një kafene në Gjilan.

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona, nga të cilët njëri prej tyre e ka pranuar se e ka therur viktimën me thikë. Ai ka thënë se policia si provë materiale ka kapur një thikë, e cila besohet të jetë përdoruar me rastin e vrasjes.

Në polici është thënë se i dyshimti, i cili po hetohet se ka kryer vrasjen ishte bashkëmoshatar i viktimës, derisa dy të arrestuarit e tjerë janë të moshës më të re, njëri i lindur në vitin 1992 e tjetri i lindur më 1993.

Ndonëse rasti është në fazën fillestare të hetimeve, sipas policisë, hetimet e para qesin në pah se deri te therja me thikë ka ardhur pas mosmarrëveshjeve që ky grup i të rinjve kishin pasur ndërmjet veti. /koha/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat