Shqiptarët nuk po bëhen rehat. Kudo që janë. Jo vetëm në aspektin shtetëror por edhe personal. Dy shqiptar, tri parti politike. Kjo është logjika e viteve të fundit. E një ngjarje për të ardhur keq ka ndodhur vetëm një javë pas asaj në Maqedoni edhe në Luginën e Preshevës.
Përderisa në Maqedoni, deputetët shqiptarë zgjodhën Parlamentin ti qërojnë hesapet fizikisht, politikanë shqiptarë në Luginën e Preshevës ndoqën këtë shembull të përleshen fizikisht në një studio televizive. Përplasja erdhi ndërmjet deputetit të vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi dhe të një partie tjetër shqiptare, por që nuk kemi arritur të identifikojmë.
Falendërojmë lexuesin e Portalit Indeksonline që e ka sjell këtë video. Për shkak të fjalorit fyes dhe eksplicit, video është pa zë. Edhe pse nuk dihet autenticiteti i vërtet i videos, nëse është i këtyre ditëve apo i mëhershëm./indeksonline/
{youtube width="660" height="450"}Rq4SsDseFtc{/youtube}