Mëngjesin e sotëm, 20 të arrestuarit në aksionin e djeshëm të Njësiteve policore, janë dërguar në ambientet e Gjykatës Themelore Shkupi 1, me forca të shumta policore. Në këtë vend ata do të merren në pyetje lidhur e akuzat që i ka ngritur policia dhe që u prezantuan nga ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska në konferencën e shtypit. Sipas paralajmërimeve, raporton KOHA, marrja në pyetje e të arrestuarve pritet të zgjasë gjatë gjithë ditës. Ndryshe, 20 shqiptarë të arrestuar, në mesin e të cilëve edhe pensionistë dhe një grua 60 vjeçare, ishte bilanci i aksionit të së hënës herët në mëngjes i njësiteve speciale dhe policisë së Maqedonisë. Haraçina, Shutka, Gazi Baba, Serova dhe Hasanbegu janë gdhirë të rrethuar me policë të shumtë që kishin bastisur dhjetëra shtëpi. Ministrja Jankullovska është lavdëruar se “u kapën autorët e vrasjes së pesëfishtë në Smilkocë”, ndërkohë që për të arrestuarit ka thënë se janë islamistë radikal që kanë luftuar në Pakistan dhe Afganistan kundër NATO-s. (KOHA.MK){jathumbnail off}
(Fotot janë marrë nga mediume të ndryshme )