Paraburgim 30 ditor për nëntë të arrestuar në aksionin ‘Monstrum’

Gjykatësi hetues u ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditor pesë personave të dyshuar për terrorizëm, për shkak të vrasjes së pesëfishtë në Smillkovcë. Tre nga të dyshuarit tashmë janë dërguar në burg ndërsa dy të tjerë janë në arrati, për ta paraburgimi do të vlejë kur do të kapen nga policia. Masa e paraburgimit 30 ditor është caktuar edhe për katër persona tjerë të dyshuar për prodhim, armëmbajtje dhe tregti me armë ose material shpërthyes. Të moshuarës 60 vjeçare nga fshati Hotël i Komunës së Likovës, tek e cila sipas policisë është gjetur armë dhe municion, i është caktuar masa preventive, i është marrë dokumenti i udhëtimit dhe ka për obligim të paraqitet në gjyq. 10 të arrestuarve tjerë në këtë aksion policor i është caktuar masa e paraburgimit 48 orësh. MIA


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat