60 vjeçarja Feride Bilalli rrëfen për tmerrin që përjetoj ditën që e arrestuan

Tmerri i së martës që e përjetova unë, mos i ndodhë askujt. Kështu nis rrëfimin për gazetën KOHA, 60-vjeçarja Feride Bilalli nga fshati Hotël i Komunës së Likovës, e cila bashkë me dhjetëra shqiptarë tjerë, ishte arrestuar të martën herët në mëngjes nën akuzën për “terrorizëm”. E liruar pas 24 orësh keqtrajtim në stacionin e policisë në Autokomandë, Feridja thotë se asnjëherë në jetë nuk e ka menduar se ajo do të akuzohet për “vrasje” ose “ndihmë” në ekzekutimin e  një krimi të pesëfishtë. “I lutem Zotit të mos i ndodhë askujt ajo që unë e përjetova. Më morën në orën 4 të mëngjesit, e trishtuan mbesën 3-vjeçe, ndërsa nusen e djalit tim, e cila është shtatzënë, nga tmerri dhe fika e policëve, e shtruam në spital. Akoma nuk e kam parë nusen”, tregon Feridja, sipas të cilës, mënyra e bastisja së shtëpisë dhe akuzat e policisë ndaj saj tregojnë se drejtësia nuk është e njëjtë për gjithsecilin.

“Në fillim kishin bastisur shtëpinë ku nuk banon asnjeri, sepse dy djem i kam në Zvicër dhe një në Belgjikë. E kishin thyer derën e hyrjes dhe kur kanë parë se askush nuk gjendet aty, erdhën në shtëpinë ku ishim duke fjetur unë, nusja e djalit dhe mbesa ime 3-vjeçe. Kur u futën me turr, u kërkova të bastisin ngadalë sepse ma tmerruan mbesën, e cila filloi të dridhet nga frika. Edhe nusja filloi të tmerrohet, frikohesha të mos i ndodhë gjë, sepse edhe tre javë, presim të lind fëmijën”, kujton mëngjesin e hershëm 60-vjeçarja nga fshati Hotël..."Pastaj filluan të më pyesin për Xhezair Shaqirin, më pyetnin nëse ndonjëherë ka qenë në shtëpinë time. Më akuzonin se shumë persona hyjnë në shtëpinë time... sikur të kisha Shtab. Mohoja gjithçka, e tregoja vetëm të vërtetën. U thash se fëmijët i kam rritur jetimë, pa baba, pasi para 20 viteve, burri im ka vdekur. Shtëpitë, djemtë e mi i kanë ndërtuar duke punuar në mërgim dhe asnjëherë nuk janë marrë me punë të pista", sqaron Feridja... /koha.mk/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat