Protestë paqësore për nesër është paralajmëruar pas faljes së namazit të xhumasë në Shkup.
Protesta është thirrur përmes rrjeteve sociale, ku siç thuhet protesta do të fillojë nga Xhamia Jahja Pashë, pas faljes së xhumasë.
Apelohet që qytetarët të marrin pjesë masivisht në këtë protestë në shenjë revolte kundër arrestimeve të familjarëve shqiptarë dhe femrave të pafajshme shqiptare, që shfaqen nëpër media dhe akuzohen si pjesë e rrjetit të islamit radikalist. Nuk dihet se kush është organizator i protestës./INA/