Xhandarmeria serbe bastis dhe arreston shqiptarët në Bujanoc dhe rrethinë

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, u ka thënë gazetarëve në Vranjë se “policia ka arrestuar në jug të Serbisë tetë persona, pesë nga të cilët nën dyshimet për krime lufte kundër civilëve”. Në një takim me gazetarët, Daçiq ka thënë se aksioni i xhandarmërisë serbe realizohet me urdhëresën e Prokurorisë për krime lufte. Dy nga tetë personat janë arrestuar se kanë rezistuar gjatë bastisjeve, kurse i treti për posedim armësh, ka thënë ministri serb.Sipas tij, nën dyshimet për krime lufte janë arrestuar Elhami Salihi, Mustafa Limani, Sherif Abdiri, Nedir Sefedini dhe Sevdai Emurllahi. Prokurori i Serbisë, për krime lufte, Vladimir Vukçeviq, ka thënë se pesë shqiptarët e arrestuar, dyshohen për krime lufte, gjatë luftës së vitit 2001, në Luginën e Preshevës. Gazetarëve në Beograd, Vukçeviq u ka thënë se arrestimet ende po vazhdojnë, por nuk ka pranuar të saktësojë se për çfarë krime luftesh bëhet saktësisht fjalë. Të gjitha arrestimet njoftohet se janë kryer në komunën e Bujanocit. Ai tha se autoritetet fillimisht kanë thënë se ata akuzohen për krime lufte, por më vonë, Kamberi citon ministrin serb të rendit, Ivica Daçiq, të ketë thënë se disa nga ta akuzohen për “krijimin e një formacioni ushtarak për shkëputjen e Luginës së Preshevës nga Serbia”. Kamberi i cilësoi këto arrestime si tërësisht politike. “Këto janë akuza politike, dhe koha kur kanë zgjedhur që të frikësojnë popullatën në prag të zgjedhjeve, flet për motive politike”, ka thënë Kamberi, duke shtuar e gjatë bastisjes së familjeve shqiptare, policia nuk e ka treguar urdhëresën e gjykatës.

********

Në komunën e Bujanocit, në fshatrat Tërnoc i Madh dhe në Breznicë, janë kryer aksione për arrestimin e shqiptarëve nën akuzuat për gjoja krime lufte kundër serbëve, raportojnë mediat e Beogradit.Sipas B92, janë kryer së paku tetë bastisje, ndërsa sipas informatave jozyrtare në mesin e të arrestuarve është edhe një përkthyes i OSBE-së. Për agjencinë Tanjug është thënë se janë arrestuar gjashtë vetë dhe se gjatë bastisjeve është sulmuar edhe një anëtar i xhandarmërisë serbe. Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit ka konfirmuar për B92 se pjesëtarët e xhandarmërisë po bastisin shtëpitë e shqiptarëve dhe se disa persona janë arrestuar.Sipas tij, nga terreni e kanë lajmëruar se janë kryer së paku dy bastisje të familjeve shqiptare në Bujanoc, dhe nga tri në fshatrat Breznicë dhe Tërnoc i Madh.

Kryetari i komunës megjithatë nuk ishte në gjendje të precizonte se sa shqiptarë janë arrestuar dhe se cili ishte qëllimi i këtij aksioni.

Nga stacioni i policisë në Vranjë kanë thënë se “momentalisht po kryhet aksioni i spastrimit të terrenit dhe se në ora 11:00 do ta mbajnë një konferencë për shtyp”.{jathumbnail off}

/Presheva.com/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat