Në Bujanoc nesër në mesditë duke filluar nga ora 12:00 do të mbahet një protestë gjithpopullore shqiptare kundër arrestimeve nga xhandarmeria serbe.
Protesta është thirrur të jetë masive dhe të mbështetet nga shqiptarët e gjithë rajonit të Kosovës Lindore.
Para mbajtjes së protestës, Këshilltarët shqiptarë te tre kuvendeve komunale të Preshevës ,Bujanocit dhe Medvegjës nesër në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc do të zhvillojnë seancën e jashtëzakonshme lidhur me arrestimet ndaj shqiptarëve të Komunës së Bujanocit.
Banorët e Luginës së Preshevës sot janë shprehur të indinjuar dhe të revoltuar me veprimet dhe terrorin e policisë serbe. Shqetësime dhe tmerr ka mbretëruar në shtëpitë e bastisura dhe ku u arrestuan të rinjtë shqiptarë./Bujanocinet/