Protesta në Bujanoc me moton: Edhe unë jam terrorist (FOTO & VIDEO)

Në sheshin përballë shtëpisë së kulturës në Bujanoc, sot me fillim prej orës 12 është mbajtur protesta gjithëpopullore me moton "Edhe unë jam terrorist", kundër arrestimit të tetë shqiptarëve nga xhandarmeria serbe.

Me mijëra shqiptarë sot ishin tubuar për ti thënë "Stop arrestimeve" kundër shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Duke mbajtur flamuj shqiptar, amerikan dhe pllakata si "Stop dhunës", "Nuk jemi terrorist" dhe duke brohoritur emrat e të gjithë të arrestuarve në Komunën e Bujanocit.

Kryetari i këshillit komunal dhe lideri i LPD-së, Jonuz Musliu porositi Beogradin që të shmanget dhe të heq dorë nga skenaret millosheviqiane. "Serbia dhe Daçiqi le të harrojnë se mund të bëjnë spastrim etnik në Bujanoc dhe komunat etjera të shqiptare".

"Daçiqi ta dijë mirë se shqiptarët asnjëherë nuk do të largohen nga trojet e veta. Ne do të jemi edhe më të fortë dhe më të bashkuar si asnjëherë më parë. Daçiqi po tenton që të shkaktojë gjendje të jashtëzakonshme në Bujanoc dhe Luginë, por këtë duhet ta harrojë, sepse këto skenare janë të lexuara që pushtetin në komunën tonë ta marrin përmes skenareve të errëta dhe artificiale" ka thënë para protestuesve kryetari i Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi.

Para se të organizohej protesta, u mbajt seanca e tre Kuvendeve të këshilltarëve shqiptar të të tre kuvendeve, ku njëzëri kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve, rrespektimin e plotë të amnestisë së ish pjestarëve të UÇPMB-së si dhe kanë ftuar të gjithë shqiptarët që me datë 06 maj të dalin sa më masovikisht në zgjedhjet lokale. Gjatë protestës janë vërejtur forca të shumta të policisë dhe xhandarmerisë serbe mirëpo protesta përfundoi pas asnjë incident dhe protestuesit u shpërndanë në mënyrë të qetë./foto Krenar Halimi, presheva.com/{jathumbnail off}

{youtube width="660" height="450"}Rcxelz896pk{/youtube}

{youtube width="660" height="450"}D83xc0ZP6VA{/youtube}

{youtube width="660" height="450"}5QX-DCnkK9o{/youtube}

{youtube width="660" height="450"}uNG-1naaqmo{/youtube}

{youtube width="660" height="450"}sjcmlchZAEM{/youtube}


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat