Shqiptarët e Luginës votojnë me flamurin kombëtar,serbët e Kosovës me flamurin e Serbisë

Mediat kosovare raportojnë se në disa mjedise të Kosovës ku po votojnë pakica serbe në qendrat e votimeve janë vënë flamujt  e Serbisë sikur në  në veri të Mitrovicës apo Zubin Potok. Ndërsa reporterët e agjencisë informative kombëtare « Presheva jonë » njoftojnë se në disa qendra votimi Luginën e Preshevës janë vendosur flamuj kombëtar dhe të Kosovës. Për ketë kanë dëshmuar edhe votuesit shqiptarë sot në Bujanoc për agjencinë tonë.

Ekipi i agjencisë sonë sot në Bujanoc ka fotografuar një lider shqiptar i cili para flamurit kombëtare po votonte në një qendër votimi në zgjedhjet e sotme lokale në Serbi. Ne pyetëm liderin e LPD-së,  se sot ka zgjedhje Shqipëria apo Serbia ?, ai na  u përgjigj, duke qeshur  « Po, te dyja.  Kjo këtu është Kosovë Lindore. Ne këtu jemi shqiptarë dhe është drejtë e jona të dalim me  flamurin tonë kombëtar në zgjedhje. Pardje në Tërnoc e Breznic kemi parë automjetet  policore me flamuj të Serbisë të cilët rrethuan fshatrat tona shqiptare të cilët  bastisën, maltretuan dhe arrestua bijtë tanë, në orët e hershme të mëngjesit  dhe tash ne shqiptarët nuk di pse ta përdorim më atë flamur.. » i ka deklaruar agjencisë informative « Presheva Jonë » z.Jonuz Muliu, kryetar i LPD-së dhe kryetar aktual i Kuvendit Komunal të Bujanocit./preshevajone/{jathumbnail off}

 



Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat