Shqiptarët në Luginë votojnë Zukorliqin

Subjektet politike shqiptare në Luginë të Preshevës po marrin pjesë në zgjedhjet lokale, ndërkohë “Koalicioni i shqiptarëve të Luginës” po merr pjesë edhe në zgjedhjet parlamentare. Për ato presidenciale në Luginë raportohet se shqiptarët do ta përkrahin Myftiun e Sanxhakut, Muamer Zukorliqin, për president të Serbisë, njofton KTV.

Mediet shqiptare nga Lugina raportojnë se në komunën e Bujanocit janë paraqitur disa probleme me listat e votuesve. Qytetarët shprehin mllefin e tyre duke thënë se kjo është bërë me qëllim të uljes së numrit të votuesve shqiptarë. Ata kanë thënë se në listat e votueseve ka raste ku nuk gjendet fare emri, pavarësisht asaj që i kanë pranuar ftesat për të votuar.

Këto zgjedhje posaçërisht të rëndësishme janë për komunën e Bujanocit ku përqindja mes shqiptarëve dhe serbëve është pothuajse e barabartë.  Kjo komunë e cila është udhëhequr prej dy mandatesh nga shqiptarët, rrezikon këtë herë të merret nga serbët, për shkak se shumë shqiptarë nga lugina janë shpërngulur drejt Kosovës./KTV/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat