Rreth 100 të rinj maqedonas protestë para Qeverisë (FOTO)

Rreth 100 të rinj maqedonas kanë protestuar sot para Qeverisë, me thirrjet kundër radikalizmit islamik dhe dënimit të autorëve të vrasjes së pesëfishtë në Shkup.

Të rinj me flamuj maqedonas dhe kanë kënduar këngë nacionaliste dhe thirrje raciste antishqiptare dhe kundër Qeverisë ndër të cilat “Vdekje për shqiptarët”, “Stop terrorizmit islamik”, “Qeveria shqiptare”, etj.

Një pjesë e tyre kanë mbajtur të fshehur fytyrat dhe me kapela në kokë, duke urdhëruar që gazetarët të mos afrohen pranë turmës.

Para Qeverisë janë të pranishme forca të mëdha policore, që po ndjekin lëvizjen e turmës së vogël të protestuesve./INA/{jathumbnail off}

Foto: Press24


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat