Besarta Kastrati e pranon vrasjen e Fidan Shabit

Besarta Kastrati, vajza e biznesmenit pejan që vdiq kohë më parë nga një sulm me bombë, pranon se e ka vrarë Fidan Shabin, që ishte lajmëruar para më shumë se 10 ditësh i zhdukur e u gjend dje i vrarë.

Burime të Klan Kosovës kanë bërë të ditur se pranimin e krimit ajo e ka bërë në prani të avokatit të saj, por sipas saj motivi i vrasjes nuk ka të bëjë asgjë me babanë e saj.

Këto burime kanë bërë me dije se Besarta ka thënë se Shabi e kishte dhunuar kohë me parë dhe se i kishte ardhur turp të tregonte sa ishte gjallë babai i saj, tash i ndjeri Salih Kastrati.

Besarta ka thënë para hetuesve se vrasjen e ka kryer me armen e viktimës, revolen e Fidan Shabit.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat