Dhunohen në burgun e Manastirit të arrestuarit në aksionin “MONSTRUM”

Tre nga gjashtë të arrestuarit në aksionin policor ‘Monstrum’ të cilët gjenden në paraburgim janë torturuar dhe rrahur në burgun e Manastirit, mëson sot Alsat M.

Lajmi është denoncuar nga familjarët e të paraburgosurve të cilët i kanë vizituar në burg dhe kanë vërejtur se të afërmit e tyre kanë në trup dhe fytyrë, shenja të dukshme që tregojnë se janë keqtrajtuar dhe rrahur. Familjarët e kanë paraqitur rastin edhe tek Avokati i Popullit për të kërkuar hetime dhe masa përkatëse për të parandaluar përsëritjen e keqtrajtimit dhe torturimit të të afërmve të tyre që gjenden në paraburgim, si dhe me qëllim, ndëshkimin e autorëve të këtij akti. Për më tepër rreth kësaj ngjarjeje do të mësoni në edicionin e lajmeve te orës 16 ku mysafir do të jetë Avokati i Popullit Ixhet Memeti./Alsat-M/

 

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat