Tomislav Nikoliq kryetar i Serbisë

Tomislav Nikoliq e ka mundur rivalin tij në garën presidenciale, Boris Tadiq, dhe kështu është zgjedhur president i Serbisë. Dallimi në vota ndërmjet tyre është 2 për qind. Tadiq e ka uruar Nikoliqin për fitore.

Sipas rezultateve preliminare Nikoliq në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ka marrë 49,7%  të votave ndërsa Tadiq  47%. Në votime kanë marrë pjesë 46 për qind e zgjedhësve, njofton B92.

Nikoliq ka falënderuar votuesit  dhe ka thënë se Serbia nuk do të largohet nga rruga evropiane dhe se do të përpiqet ta mbrojë popullin serb në Kosovë.

Tadiqi, ndër tjera, u tha votuesve të tij se nuk do ta marrë postin e kryeministrit të vendit.

Edhe në Kosovë, nën përkujdesjen e OSBE-së, janë mbajtur zgjedhjet presidenciale serbe.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat