Familjarët do të paditin gardianët

Pas konstatimeve se gardianët e burgut të Manastirit kishin ushtruar dhunë fizike ndaj tre personave të arrestuar shqiptarë si të dyshuar për vrasjen e pesë personave në liqenin e Smillkovcit, familjarët kanë kërkuar nga avokatët e tyre, që të ngrihet padi penale ndaj gardianëve të burgut.

“Ne tanimë e kemi konstatuar se të arrestuarit në rastin ‘Monstra’ janë keqtrajtuar fizikisht, këtë tanimë e ka konfirmuar edhe Avokati i popullit, por edhe familjarët.

Unë si Avokat mbrojtës i Agimit dhe Afrimit, do të vizitojë klientët e mi të martën dhe më pas në bashkëpunim me familjarët do ngremë padi penale ndaj gardianëve të cilët kanë ushtruar dhunë fizike. Një padi të tilla ka ngritë edhe Avokati i popullit, sepse në bazë të të dhënave të cilët posedojnë kjo dhunë veç më është konfirmuar.

Pas të martës, edhe ne do të kërkojmë që dikush prej tyre të cilët kanë ushtruar dhunë të japin sqarim dhe në bazë të sajë edhe të marrin dënimin”, tha Avokati i vëllezërve Ismailoviq Naser Raufi.

Edhe e nëna e dy djemve të akuzuar në rastin “Monstra” me lot në sy rrëfen për gazetën tonë se është ushtruar dhunë në burgun e Manastirit mbi djalin e tij Agimin, (33 vjeç). “Unë kam vizituar djalin tim Agimin me 8 maj dhe gjatë vizitës pashë shenjë në fytyrën e tij, ku tregojnë qartë se mbi të është ushtruar dhunë fizike.

Këto konstatime i ka bërë edhe Avokati i popullit dhe tani pres që të njëjtën ta bëjë edhe Avokati mbrojtës dhe më pas të ngritët padi penale.

Por gjatë vizitës që realizova, Agimi nuk ka pas guxim të flasë asgjë për dhunën në fjalë, por as unë nuk e kamë pyetur, sepse e gjithë vizita ka qenë e realizuar nën kontrollin e gardianëve të burgut”, tha nënë Farije Ismailoviq, nëna e Agimit të arrestuar dhe Afrimit i cili gjendet në arrati./zhurnal/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat