Abuzoi seksualisht mbi 60 fëmijë, vetëm 18 vjet burg

Një pedofil holandez, të cilit media i referohet si Robert M., është dënuar me 18 vjet burg nën akuzën e abuzimit seksual të mbi 60 fëmijëve, disa prej të cilëve vetëm disa muajsh.

Robert M. u arrestua pas një hetimi amerikan mbi një rrjet ndërkombëtar pedofilësh. Në shtypin holandez i pandehuri holandez i lindur në Letoni është mbiquajtur “Përbindëshi i Riga-s”.

“BBC” thotë se ky është rasti më i rëndë i këtij lloji me të cilin është ballafaquar Holanda në historinë e saj. Përveç dënimit me burg, gjykatësit thanë se Robert M. mund të ballafaqohet me trajtim të pacaktuar në një institucion psikiatrik.

Personi i identifikuar si Robert M. në përputhje me ligjet holandeze të privatësisë, ka abuzuar dhjetëra fëmijë tepër të vegjël në dy çerdhe fëmijësh në Amsterdam dhe në shtëpitë ku ishte kujdestar. Ai më pas i publikoi videot dhe pamjet e tyre në uebsajte në internet.

Robert M. është akuzuar për abuzim të 67 fëmijëve, por disa prej tyre i mohon. Kjo çështje ka tronditur thellë Holandën që prej arrestimit të Robert M. në vitin 2010.

“BBC” raporton se bashkëshorti i tij (Robert M-së), Richard O. po ashtu është dënuar me 6 vjet burg nën akuzën e ndihmës së dhënë në mbulimin e krimeve. /Start/F. P/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat