Deri në mesditë kanë votuar 9 për qind e votuesve në Ferizaj

D4D dhe INPO, kanë bërë të ditur se deri në orën 12:00, në raundin e dytë të zgjedhjeve në Ferizaj kanë dalë 8 mijë e 569 votues ose 9% nga numri total i votuesve.

Në zonat urbane dalja ka qenë 6.9% ndërsa në zonat rurale 11.2%. Dalja më e lartë ishte 19% në një vendvotim, dhe më e ulëta ishte 3.74%. Mesatarisht kanë votuar 69 votues për një vendvotim.

Sipas vëzhguesve të D4D-së dhe INPO-s, procesi i votimit në përgjithësi është duke shkuar në rregull me disa përjashtime të vogla./rtk/

 


 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat