Një prift në Britaninë e Madhe është vetëvrarë në një mënyrë krejt të pazakontë, duke marrë një sasi të madhe viagrash. 47 vjeçari Martin Rowe, pasi mungoi në mënyrë të pashpjegueshme në meshë, është gjetur nga besimtarët i vdekur në dhomën e tij në famullinë e Sauthempton, i veshur me veladonin e tij të shenjtë. Por ajo që i habiti pa masë besimtarët ishte fakti se prifti megjithëse kishte vdekur organet e tij gjenitale ishin në ereksion, gje kjo e pazakontë për një njëri të vdekur.
Ndërsa i është bërë autopsia, analizat toksikologjike treguan se për ti dhënë fund jetës, prifti kishte konsumuar dhjetëra tableta viagre, të cilat më pas i shkaktuan infarkt në zemër.
Ky ilaç në Britaninë e madhe jepet me recetë nga mjeku i cili më parë i cili duhet të vlerësojë më parë gjendjen kardiologjike të pacientit. Megjithatë hetimet do tregojnë se në ç’mënyrë i ka siguruar viagrat prifti që e dinte se vuante nga problemet me zemrën./albobserver/