Përmes një note verbale dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Qeveria e Republikës së Çadit ka konfirmuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky shtet.
Republika e Çadit është vendi i 91 që njeh shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës.
Përmes një note verbale dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Qeveria e Republikës së Çadit ka konfirmuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky shtet.
“Qeveria e Çadit, njofton MPJ të Republikës së Kosovës se Republika e Çadit edhe formalisht njeh Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, thuhet në notën verbale të Qeverisë së Çadit.
Çadi ndodhet në pjesën qendrore-veriore të Afrikës. Çadi në veri kufizohet me Libinë, në lindje me Sudanin, në jug me Republikën e Afrikës Qendrore, në jug-perëndim me Kamerunin e Nigerinë dhe në veri-perëndim me Nigerin./rtk/