I ashtuquajturi Shtabi i Emergjencës i të së ashtuquajturës komunë e Mitrovicës për situata të jashtëzakonshme, vendosi të hënën për kthimin e detyrueshëm të kujdestarisë në barrikada për të gjithë qytetarët madhor të qytetit, për gjoja kërcënimin e sigurisë dhe pronës së tyre.
Sipas burimeve tona në veri të qytetit, pjesëtarëve të EULEX-it, si thuhet në vendimet e këtij organi, nuk do t’iu lejohet lëvizja e lirë në pjesën veriore të Mitrovicës, kurse çdo përpjekje e dhunshme për të kaluar përmes qytetit ose për të hequr barrikadat, do të konsiderohet si agresion i hapur, kurse përgjegjësinë për pasojat e mundshme do ta bartin ata që kryejnë veprime të tilla.
Shtabi ka gjykuar veprimet e dhunshme të KFOR-it të premten, më 1 qershor, kur ka përdorur edhe armë zjarri dhe ka dalë në anën e Prishtinës. Në vendimet e këtij organi jolegjitim serb, ndalohet bartja dhe përdorimi i armëve të zjarrit nga ana e serbëve, kurse në rast të rrezikut, lëshimi i sirenave nënkupton mbylljen e të gjitha dyqaneve në veri të Mitrovicës.
KFOR-i të premten ka hequr barrikadën në Rudare të komunës së Zveçanit, ku ka ardhur edhe deri të përleshja në të cilën janë lënduar dy ushtarë të KFOR-it dhe tre serbë, thuhet në vendimet e shtabit sipas të cilit ata që pranojnë të punojnë në zyrën administrative të Qeverisë së Kosovës në veri të Mitrovicës do të sanksionohen sipas ligjeve të Serbisë./zeri/