Thaçi për vizitë zyrtare në Arabinë Saudite

Kryeministri, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Vizita e kryeministrit Hashim Thaçi bëhet me ftesë të madhërisë së tij, mbretit Abdullah.

Gjatë vizitës, kryeministri Hashim Thaçi, do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të shtetit saudit. Sot, kryeministri Hashim Thaçi do ta zhvillojë takimin me mbretin Abdullah, me të cilin do të bisedojë për forcimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Arabisë Saudite.

Një takim të veçantë, kryeministri do ta zhvillojë edhe me ministrin e Punëve të Jashtëm të Mbretërisë së Arabisë Saudite, princin Saud Al-Faisal bin Abdulaziz Al-Saud.

Kryeministri Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite do të zhvillojë takime të ndara edhe me sekretarin e përgjithshëm të Konferencës Islamike, Ekmeleddin İhsanoğlu, dhe me drejtorin e Bankës Islamike për Zhvillim, Dr. Ahmad Mohamed Ali Al-Madani./rtk/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat