Muhamed Mursi, presidenti i parë i zgjedhur i Egjiptit

Pas zgjedhjeve presidenciale në Egjipt u hapën 97 për qind e kutive të votimit dhe kandidati për president i Partisë për Liri dhe Drejtësi, Muhamed Mursi shpalli fitoren e tij nëpërmjet një konference shtypi.

Mursi, i cili gjatë konferencës për shtyp në Kajro mbajti një fjalim falënderues drejtuar popullit egjiptian, u shpreh me fjalët: “Falënderoj nga zemra të gjithë egjiptianët, pa bërë dallim nëse votuan për ne, apo jo. Falënderimi më i madh i takon Allahut, që na dhuroi neve demokracinë dhe lirinë.”

Vëllezërit e mi, tha Muhamed Mursi dhe vijoi: Të gjithë së bashku do të përparojmë në rrugën e lirisë, zhvillimit, paqes dhe demokracisë. Të bashkuar do të ndërtojmë Egjiptin e ri.

Gjatë fjalimit të tij Mursi u kushtoi një vend të veçantë familjarëve të egjiptianëve, që humbën jetën ose u plagosën në procesin e revolucionit. “Të drejtat e dëshmorëve dhe të lënduarve tanë do t’i kërkojmë nëpërmjet rrugëve ligjore. Përshëndes nga thellësia e zemrës nënat, baballarët, bashkëshortet/ët dhe fëmijët e dëshmorëve tanë”, theksoi Mursi.

Ndërkohë që po fliste për dëshmorët e revolucionit, fjalimi i Mursit u ndërpre nga sloganet kumbuese të turmës. Në fjalimin e fitores, që Muhamed Mursi mbajti pa pritur shpalljen e rezultateve zyrtare, u vu re se shpesh herë i dridhej zëri dhe se ishte tepër i emocionuar.

Në fund të fjalimit Mursi u bëri një apel edhe grupeve të ndryshme etnike në Egjipt. Ai nënvizoi se fëmijët e të njëjtit vendi nuk kanë kurrfarë dallimi nga njëri-tjetri, duke i përcjellë kështu popullit një mesazh të fuqishëm uniteti dhe solidariteti.

Sipas zyrës së Agjencisë së Lajmeve Anadolli (AA) në Kajro, kandidati presidencial i Partisë për Liri dhe Drejtësi, Muhamed Mursi, i cili ka fituar 52,3 për qind (11 milionë e 751 vota) të 22 milionë e 459 votave të vlefshme, që janë numëruar deri më tani, rezulton fitues i zgjedhjeve presidenciale të para demokratike në Egjipt. Ndërsa kandidati tjetër, Ahmet Shafik ka fituar 47,6 për qind të votave dhe, ndonëse jo me diferencë të madhe, ka dalë i humbur nga këto zgjedhje.

Ndërkaq, zyra për media e Ahmet Shafikut deklaroi se Muhamed Mursi e ka shpallur para kohe fitoren, pasi nuk janë numëruar të gjitha votat dhe nuk është dhënë ende verdikti i rezultatit final.

Pjesëmarrja në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Egjipt, një vend ky që ka rreth 51 milionë votues të regjistruar, u realizua në nivelin 47 për qind./koha/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat