Gjashtë vjet burg për Ibrahim Sejdinin. Ky është vendimi i Gjykatës penale ndaj njërit nga të burgosurit në rastin “Monstra”.
Sipas gjykatës ai është shpallur fajtorë për armëmbajtje pa leje dhe trafikim të armëve. Në deklaratën para gjykatës Ibrahimi ka thënë se arma e gjetur tek ai e ka blerë për 500 euro në Kosovë, para 5 vjetësh.
Arsyeja siç thuhet, ka qenë që ai të shesë në territorin e Maqedonisë, por nuk ka gjetur blerës. Në aksionin policor “Monstra” u arrestuan 20 persona, nën dyshim se janë të përzier në vrasjen e pesëfishtë në Smillkovc, ku u vranë pesë vetë.
Pasi që gjyqi vërtetoi se nuk kanë lidhje me vrasjen u liruan dhjetë nga ata. Tre nga të burgosurit në aksion ngarkohen se janë kryerës direkt të vrasjes së pesëfishtë./zhurnal/