Përshtypjet e akademik Nexhat Dacit për dr. Shefqet Krasniqin

Ditë më parë, respektivisht më 08.06.2012, Akademik Nexhat Daci kishte dhënë një interviste për portalin kosovar indeksonline.net, në të cilin, përveç tjerash, ishte pyetur edhe për raportet me Hoxhën e mirënjohur Dr. Shefqet Krasniqin. Akademik Daci, duke qenë se vetëm pak javë më parë kishte realizuar një takim me Dr. Krasniqin, kishte thënë fjalë miradije për Hoxhën tonë, fjalë këto që redaksia e portalit ë fjalë, për arsyet që ne nuk i dimë, nuk i kishte publikuar. Në vijim, me lejen e LDD-së, po ua përcjellim përgjigjen komplete të Akademik Nexhat Dacit, pa asnjë ndërhyrje, ashtu siç vet ata na e kanë dërguar nëpërmjet postës elektronike.

A keni ndonjë marrëveshje me Shefqet Krasniqin? A ju ka ofruar elektorat?

Jo, kurrë! Unë kam pasur kënaqësi ta takoj dy-tri herë. Përshtypja dhe bindja ime është se ai është intelektual i pakonkurrencë ma i madh në aspektin profesional të shkencës, në mënyrën si e trajton islamin. Edhe pse unë nuk marr vesh shumë në atë punë, por është kënaqësi e rrallë biseda me të. Po ju them kurrë në jetë as nuk më ka ofruar kurrgjë as që i kam kërkuar diçka. Unë besoj se i bën nder Kosovës vet prania në Kryesinë e Dijetarëve botëror të shkencës islame, është një pranim i madh për Kosovën. Në takimin me mua kurrë nuk ka pasur diçka që ka qenë regresive ose diçka që ai ka fy një besim tjetër fetar. Unë do ta përkrah imamin Shefqet Krasniqin gjithmonë në ato tema që i kemi diskutuar dhe kurrë nuk do ta lija në të thatë ose pa përkrahje. E ka shumë gabim dikush që e sulmon dike dhe nuk e njeh. Për mua Shefqeti është krenari bile takimi i fundit unë kam zhvilluar bisedë shumë më tepër si mik ose si shok edhe pse kurrë kafe a qaj nuk kam pi jashtë selisë së LDD-së, por do ta pija me kënaqësi gjithkund, bile me shku në xhami sepse nuk kam shkuar kurrë edhe pse e kam pasur xhaminë përball shtëpisë ku jam rritur dhe e kam respektuar shumë, por nuk kam pasur kohë me shku. Me pas kohë, kur ligjëron ai në xhami do të kisha shkuar dhe do ta kisha ba llom nëse diku nuk isha pajtuar me të sepse raportet vërtet janë vërtet shumë njerëzore me të dhe unë e çmoj.

***

Redaksia e portalit islam www.krenaria.com e falënderon shumë Akademik Dacin dhe konsideratën e tij për personalitetet fetare, siç është Hoxha ynë Dr. Shefqet Krasniqi.

krenaria.com


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat