Irinej në Graçanicë: "Kosova-Jerusalemi serb"

Patriarku serb Irinej ka deklaruar në Graçanicë, ku ka mbajtur një shërbim fetar për të shënuar Vidovdanin, se Kosova është Jerusalem serb.

Ai para të pranishmëve në manastirin e Graçanicës, ka thënë se “kemi ardhur që me praninë tonë të tregojmë se kjo ka qenë, është dhe do të mbetet tokë e shenjtë serbe-Jerusalemi serb”.

“Kosova e shenjtë është e jona dhe nuk duhet ta humbim nga sytë”, ka thënë ndër të tjera kreu i Kishës Ortodokse Serbe.

“Kosova na mëson për unitet. Atë nuk duhet ta harrojmë kurrë, sepse atëherë e kemi harruar veten”, ka thënë ai.

Patriarku Irinej gjendet në Kosovë për të shënuar 623 vjetorin e betejës së Kosovës, të cilën serbët e njohin si Vidovdan./rel/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat