BIK të premten organizon aksion për ndihëm të refugjatëve të Sirisë

Kryesia e Bashkësisë Islame, të premten 6 korrik 2012, organizon aksion për ndihëm të dëbuarve e refugjatëve të Sirisë.

Aksioni në ndihëm financiare do të organizohet në të gjitha xhamitë e Kosovës pas namazit të xhumasë.

Kryesia e BIK-ut fton të gjithë qytetarët e Kosovës që të mbështesin dhe të kontribuojnë financiarisht për ndihmë të dëbuarve nga Siria.

Për të sensibilizuar besimtarët, xhematlinjët, njerëzit e vullnetit të mirë dhe bamirësit e popullin tonë, në të gjitha xhamitë e Kosovës, imamët hytben do ja kushtojnë ndihëm për të ikurit e refugjat sirian.

Populli i Kosovës më së miri e di  rëndësinë e ndihmës, sespse ne vetëm para një dekade ishim ata që na ndihmuan popujt e lirë, e tani falë Zotit, luftës sonë dhe ndihmës së miqve tanë ndërkombëtarë, jemi të lirë dhe në gjendje që të ndihmojmë të tjerët në rrugën e tyre drejtë lirisë.

Të gjithë interesuat mund që të kontribuojnë edhe përmes xhirollogarisë  rrjedhëse në Bankën Ekonomike  1401000000813524

/bislame/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat