Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se dita e parë e muajit të madhëruar të Ramazanit është të premten më 20 korrik 2012.
Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët.
Po ashtu, Bashkësia Islame e Kosovës, njofton mediat, se nesër, më 19 korrik 2012, me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, në ora 11:00, në selinë e Kryesisë së BIK, u drejtohet besimtarëve dhe popullit të Kosovës me mesazhurimi.
Të gjitha mjetet e informimit që janë të interesuara për të regjistruar dhe xhiruar mesazhin e Myftiut, duhet që të jenë 15 minuta më herët në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.