Mianmari akuzohet për spastrim etnik ndaj myslimanëve

Organizata Ndërkombëtare “Amnesty Internacional” ka akuzuar Mianmarin (Burma) dhe grupet budiste për spastrim etnik, ku përfshihet vrasja dhe përdhunimin, ndaj pakicës myslimane atje.

Sipas organizatës një numër i madh i myslimanëve kanë rënë pre e vrasjeve, torturave dhe përdhunimeve, duke shtuar se vala e sulmeve si nga forcat e rendit ashtu dhe nga grupet budiste nuk ka të sosur që nga qershori.

Vlen të citohet se autoritetet e Mianmarit nuk e njohin pakicën muslimane si bashkëkombës të tyre, por si të ardhur nga Bangladeshi./ardhmeriaonline/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat