Mianmar: Raporti tregon për dhunën ndaj muslimanëve

Një raport i dalë nga grupe të të drejtave të njeriut në rajonin Rakhine të Mianmarit tregon për dhunën dhe terrorin ndaj muslimanëve Rohingë.

Forcat e sigurisë së Mianmarit kanë vrarë, përdhunuar apo kryer arrestime masive të muslimanëve Rohingë pas trazirave vdekjeprurëse sektare në verilindje te vendit gjatë muajit qershor, ka thënë një grup i të drejtave të njeriut duke shtuar se autoritetet nuk kanë bërë asgjë për parandalimin e trazirave fillestare.

Punonjësit e ndihmave ishin ndaluar dhe në disa raste arrestuar pas shtypjes qeveritare ndaj popullit më të madh të pa shtet në Azinë Juglindore, raporton HRW nga Nju Jorku.

Ky raport vjen pas disa javësh të sulmeve të vazhdueshme ndaj muslimanëve prej komunitetit budist.

Bazuar në 57 intervista me Rakhinet dhe Rohingët mysliman, të dy palët e përfshira në trazira, raporti synon të hedhë dritë mbi konfliktin në fjalë dhe të sjell në qendër të vëmendjes premtimet qeveritare për reforma në Mianmar.

Forcat e sigurisë nuk arritën të mbrojnë rajonin e Arakanit(Rakhine) nga sulmet në mes budistëve Rakhine dhe muslimanëve Rohingë ndërsa pastaj nisën një fushatë dhune sistematike ndaj komuniteti Rohingë, thotë Brajan Adams, nga zyra e HRW në Azi.

Ministria e jashtme e Minmarit thotë se forcat e sigurisë janë munduar të përmbahen maksimalisht gjatë rivendosjes së ligjit në vend dhe se trazirat nuk u nisen për arsyet fetare.

Ai hodhi poshtë përpjekjet për të politizuar dhe ndërkombëtarizuar çështjen nga aspekti fetar dhe tha se qeveria e Mianmarit promovon harmoninë racore ndërmjet kombesive të ndryshme.

Në kritikat ndaj SHBA-ve dhe BE-së të cilat kishin vlerësuar trajtimin e trazirave, Adams thotë se komuniteti ndërkombëtar ishte verbëruar nga tregimet e qeverisë së Mianmarit për kinse ndryshime rrënjësore në vend.

Mianmari nuk i njeh muslimanët Rohingë si etnicitet në Mianmar dhe i konsideron ata si emigrantë të paligjshëm nga Bangladeshi.

Kombet e Bashkuara thonë se janë rreth 800.000 Rohingë në Mianmar dhe i konsideron ata të jenë ndër njerëzit më të persekutuar në botë. /mesazhi/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat