Siri, kryeministri: Ja përse braktisa regjimin

 

Kryeministri i Sirisë u shndërrua në figurën më të lartë të rrethit të brendshëm të presidentit El-Esed që dezertoi nga vendi ditën e hënë. Rijad Hixhabi, i cili aktualisht besohet se ndodhet në Jordani, zyrtarisht u shkarkua për shkak të “mungesës së impaktit të qeverisë së tij në zgjidhjen e krizës”, por në një deklaratë paralele, ai shpjegoi se përse braktisi radhët e regjimit.

“Për arsye sigurie nuk duam të informojmë për vendndodhjen e kryeministrit, por së shpejti ai do të jetë në Katar”, deklaroi Muhammed el-Etri, një zëdhënës zyrtar i opozitës siriane, që më pas lexoi një komunikatë të diktuar nga Hixhabi, transmeton TCH.

“Lajmëroj sot largimin tim nga radhët e një regjimi vrasës dhe terrorist. Ju bëj me dije se i jam bashkuar radhëve të luftëtarëve të lirisë dhe këtij revolucioni për dinjitet. Duke nisur nga sot, edhe unë jam një ushtar i këtij revolucioni të bekuar”, komunikoi njeriu që drejtoi qeverinë siriane në dy muajt e fundit.

Përpara Hixhabi, një nga diplomatët më autoritarë të vendit, Neuaf El-Faris, dezertoi dhe mbështeti në mënyrë publike kryengritësit. El-Farisi ishte ambasador i Sirisë në Irak./tch/

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat