Digjet një xhami në SHBA

Një xhami në jugperëndim të Misurit është djegur deri në themel, kur për herë të dytë është sulmuar nga vandalistët, brenda një muaji.

Sherifi i Jasperit, tha se Qendra Islame në Xhoplin është shkatërruar pas flakëve që mori ditën e hënë.

Nuk njoftohet për të lënduar nga ky sulm.

Rreth 50 familje muslimane përbëjnë shoqërinë islame në Xhoplin, kurse qendra për herë të parë është hapur në vitin 2007 duke shërbyer edhe si xhami.

Zjarri në të njëjtën ndërtesë ka qenë futur edhe më 4 korrik, por pa pësuar dëme të mëdha.

Deri më tani nuk është arrestuar askush, por, FBI ka ofruar 15 mijë dollarë shpërblim për informatat që do të shpinin në gjetjen e personave që kanë vënë zjarrin.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar një person, për të cilin dyshohet se ka qenë vënës i zjarrit./albtime/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat