Prifti serb godet për vdekje (VIDEO)

Branislav Peranoviq (54), dikur prift ortodoks, i cili ishte shkarkuar në vitin 2009 për shkak të përdorimit të metodave të dhunshme në shërimin që u bëhej vartësve të drogës në Qendrën për pastrim nga droga “Lumi i zi”, është arrestuar me dyshimin se mbrëmë ka vrarë N.Z (39), një pacient të kësaj qendre.

Peranoviq viktimën e ka goditur në kokë me një shufër duke e lë në vend.

“Branislav P. është privuar nga liria dhe hetimet për këtë rast janë duke vazhduar”, ka thënë kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.

Peranioviq për publikun është i njohur që nga vitit 2009 kur ishte shfaqur në internet një xhirim nga metodat që përdorte ai në Qendrën për rehabilitim të pacientëve nga droga. Aty shihet si ai i rrihte pacientët me lopatë dhe grushta./kosovapress/

{youtube width="660" height="450"}CIYP0k7w8GY{/youtube}


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat