Ndërroi jetë Arbën Xhaferi

Kryetari i nderit të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) ka ndërruar jetë sot pasdite si pasojë e hemorragjisë cerebrale, njofton Zhurnal.

Mjeku Sllobodan Damjanoski ka konfirmuar lajmin.

“I ndërmorëm të gjitha masat e nevojshme për shërim, por për fat të keq ndodhi më e keqja”, ka thënë Damjanoski.

Arbën Xhaferri u lind më 24 janar të vitit 1948. Para se t’i futej politikës, ishte kryeredaktor i Programit Kulturor të Radiotelevizionit të Kosovës deri në vitin 1990.

Drejtoi për shumë vite Partinë Demokratike Shqiptare (PDSH), ndërsa në vitin 2007 ia la atë nën udhëheqje zëvendësit të tij të deriatëhershëm, Menduh Thaçi.

Xhaferi është nënshkrues i Marrëveshjes së Prizrenit dhe i Marrëveshjes së Ohrit, me të cilën u arrit paqja në Maqedoni.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat