Republika e Malit zyrtarisht e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, ka njoftuar Behgjet Pacolli, zëvendëskryeminsitër i parë i qeverisë së Kosovës.
Më tutje, në konferencën e sotme për shtyp në Prishtinë, ai ka paralajmëruar edhe njohje të reja gjatë periudhës së ardhshme.
Republika e Malit është shtet me afro 15 milionë banorë.
Sipas Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Mali është vendi i 92-të që e ka njohur Republikën e Kosovës./Indeksonline/