Besimtarët dhurojnë gjak (VIDEO)

Të shtyrë nga parimi Islam që “Të shpëtosh një njeri është e njëjtë si të shpëtosh mbarë njerëzimin”, besimtarët mysliman të xhamisë së improvizuar në lagjen “Dardania” të Prishtinës, pas faljes së namazit të xhumasë kanë organizuar një aksion për dhurim të gjakut. Sipas drejtuesve të Qendrës së Transfuzionit Kombëtar të Gjakut, aksioni i besimtarëve është i mirëseardhur, për faktin se nevojat për gjak janë të mëdha, sidomos në sezonin e verës kur edhe aksidentet janë më të shpeshta.

Fadil Mahmuti, menaxher në Transfuzionin Kombëtar të Gjakut, ka thënë për Kosovapress se aksionet nëpër xhamitë e Kosovës, çdo herë, kanë qenë të suksesshme, sidomos ky i sodit që vjen në një kohë kur të gjitha institucionet që vazhdimisht dhurojnë gjak gjenden në pushime, e nevojat e qytetarëve për gjak janë në rritje. /Kosovapress/

{youtube width="660" height="450"}oOxOc_oLURM#!{/youtube}


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat