Babai i dhunon vajzat i ndihmuar nga dy djemtë e tij

Mediat gjermane kanë raportuar se një baba nga Dithmarschen me vite ka abuzuar me tri vajzat e tij, edhe atë i ndihmuar nga dy djemtë në moshë 18 dhe 16 vjeçare.

Thomas B. (48) ka  filluar  t’i përdhunojë vajzat e veta kur gruaja e tij Beatrix (46) në vitin  2005 ishte sëmurë. Çifti ka pasur  shtatë vajza, dhe i ati dhe bijtë kanë dhunuar tri prej tyre, njëra tetëvjeçare dhe dy të tjerat 13 dhe 17 vjeçare.

Vajzat disa herë me radhë i janë drejtuar të ëmës duke i rrëfyer se çka u bënte i ati dhe vëllezërit, por ajo nuk u kishte besuar dhe i kishte fajësuar se gënjejnë.

Vajza e katërt (22) ka dëshmuar se i ati shpeshherë ka qëndruar pranë krevateve të tyre i veshur vetëm me të brendshme dhe të gjithë fëmijët i ka dëbuar jashtë, përveç njërës nga vajzat e veta.

Gjykata ka vendosi që edhe nëna e vajzave të mos shpallet plotësisht e pafajshme, transmeton oranews.

Thomas B. për dhunimin e vajzave është dënuar me  tetë vjet e gjysmë burg, ndërkaq djalit të tij të madh i është shqiptuar  dënim prej dy vjetësh burg. Proces gjyqësor për të birit më të ri  të dhunuesit  ende vazhdon, por procesi është i mbyllur për publik.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat