Pavarësisht injorimit dhe politikës së kompleksuar të qeveritarëve kosovarë me vendet ‘islamike’ siç i quajnë ato, e para që pati njohur Kosovën në kohë reale ishte shteti i Afganistanit një vend me shumicë islame.
Madje sa po mbahej seanca solemne për shpallje të pavarësisë në Kuvendin e Kosovës , me 8 shkurt 2008, krahas kësaj po ndiqej me interesim në kuvendin popullor të Turqisë e cila gjithashtu do ta njoh në të njëjtën ditë e bashkë me të edhe miqtë perëndimor Mbretëria e Bashkuar, Franca, Shtetet e Bashkuara dhe Kostarika .
Nga 57 shtete sa përfshinë Organizata për Bashkëpunim Islam (OBI) (ish Organizata e Konferencës Islame) 28 ose me zyrtarizmin nga Republika e Malit bëhen 29 gjegjësisht 50.80% të vendeve të kësaj organizate llogaritën ta kenë njohur Kosovën si shtet të pavarur.
Ministri i Jashtëm serb, Ivan Mrkic, gjatë qëndrimit në Iran, ka falënderuar shumicën e shteteve anëtare të të ashtuquajturës Lëvizje e të painkuadruarve që nuk e njohin Kosovën, dhe siç ka thënë ai, sidomos shtetet islamike dhe arabe anëtare të kësaj lëvizjeje.
Për ironi asnjë zyrtar nga Prishtina nuk ka bërë lëvizje për të falënderuar veçantë këto vende për njohjen e Pavarësisë siç edhe me tej mbetën të kompleksuar për të nis kontakte bile të paktën me vendet që kanë treguar gatishmëri për ta njohur Kosovën .
Përqindja prej mbi 95 % myslimanësh e shtetit të Kosovës është përqindje e njohur në gjithë botën , sa që për çdo Bajram Kosovës dhe Shqipërisë i vijnë urime nga Washingtoni një mikë i hapur i vendit tonë. Ndryshe nga kjo logjikë asnjëherë shteti i Kosovës nuk i ka dërguar urime ndonjë vendi islam apo organizatës OBI .
Në tërësinë e vendeve që e kanë njohur Kosovën prej 91 sosh sa është shkruar në ueb siten zyrtare të presidentes, 28 janë vende islame, ose 30.96 %.
Më poshtë e keni listën e vendeve të Organizatës për Bashkëpunim Islam (ose vendeve m shumicë Islame ) që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës sipas datave :
1. Turqia 18 Shkurt 2008
2. Shqipëria 18 Shkurt 2008
3. Afganistani 18 Shkurt 2008
4. Senegali 19 Shkurt 2008
5. Afganistani 18 Shkurt 2008
6. Burkina Faso 24 Prill 2008
7. Sierra Leone 13 Korrik 2008
8. Emiratet e Bashkuara 14 Tetor 2008
9. Malajzia 31 Tetor 2008
10. Republika e Maldiveve 19 Shkurt 2009
11. Republika e Gambias07 Prill 2009
12. Mbretëria e Arabisë Saudite20 Prill 2009
13. Unioni i Komoreve19 Maj 2009
14. Mbretëria e Bahrainit19 Maj 2009
15. Mbretërie Hashemite e Jordanit08 Korrik 2009
16. Republika e Mauritanisë13 Janar 2010
17. Republika e Xhibutit11 Maj 2010
18. Republika e Somalisë19 Maj 2010
19. Katari 7 Janar 2011
20. Republika e Guinea-Bissau10 Janar 2011
21. Sulltanati i Omanit04 Shkurt 2011
22. Republika e Guinea Conakry16 Gusht 2011
23. Republika e Nigerit 16 Gusht 2011
24. Republika Federale e Nigerisë
25. Kuvajti11 Tetor 2011
26. Bregu i Fildishtë20 Shtator 2011
27. Brunei Darussalam
28. Republika e Çadit01 Qershor 2012
Pa një politikë më mendje hapur dhe strategjike me vendet Islame, njohjet nga këto vende nuk mund ti sjellin asgjë më shumë se numër, në kohën kur bota i vlerëson ato për interesa ekonomike, kulturore e politike./g.j.ekuilibër/