Gjykata Komunale e Prishtinës të gjallin e shpalli të vdekur

 

Gjykata Komunale në Prishtinë në vitin 2009 nëpërmjet gjyqtarit Sami Gërdovci e ka shpallur të vdekur shtetasin Rrahim Bajrami. Ky i fundit është servirur i vdekur nga asistenti i anëtarit të KGJK –së, Zhika Jokanoviq, Ibrahim Shala, të cilët kanë autorizuar avokatin Neriman Vehapi që t’ia paraqesë të dhënat e rreme gjykatës. Për ish-gjyqtarin e çështjes, Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë e Qarkut në Prizren. Por, që prej tre vjetësh çështja po mbahet peng nga prokurorja Ariana Shajkoci

Rrahim Bajrami nga Prishtina, qytetarin të cilin Gjykata Komunale në Prishtinë e shpalli të vdekur, që prej nëntë vjetësh, ndonëse i çregjistruar nga të gjallët, po sorollatet dyerve të institucioneve të drejtësisë në mbrojtje të pronës së tij. Më herët, Gjykata Komunale në Prishtinë, me gjyqtarin Sami Gërdovci në lëndën përmbarimore E.nr. 363/03 të kreditorit Rrahman Bajrami nga Prishtina, kundër debitorit B.Steviq Urosh nga fshati Çagllavicë, të cilin e përfaqësonin avokatët Neriman Vehapi dhe Ibrahim Shala, duke vendosur sipas kërkesës për shfuqizimin e masës së përkohshme E.nr.363/03 të datës 02.06.2003 dhe duke vendosur sipas kërkesës për abrogimin e masës së përkohshme datë 24.03.2009 aprovon propozimin e përfaqësuesve të të paditurve Neriman Vehapi dhe Ibrahim Shala për të shfuqizuar vendimin mbi masën e përkohshme dhe abrogon aktvendimin për caktimin e masës së përkohshme. Në procesverbal thuhet se gjyqtari Sami Gërdovci ka dalë në këtë përfundim pasi avokati Neriman Vehapi nëpërmjet një kërkese ka kërkuar që masa e përkohshme të abrogohet, meqenëse kanë pushuar të gjitha elementet për arsye se kreditori Rrahim Bajrami ka vdekur. Gjyqtari Gërdovci pas kësaj kërkese arsyeton se ka konstatuar se lënda me numër C.nr. 912/03, në bazë të së cilës është lëshuar masa e përkohshme, ka përfunduar meqë kreditori Rrahim Bajrami ka vdekur. - KOSOVA SOT

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat