Ban: OKB do t’i përmbahet parimit të neutralitetit të statusit në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, është takuar në New York me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon. Nikoliq ka theksuar se Serbia është e përkushtuar për zgjidhjen e marrëdhënieve ndërmjet “Beogradit dhe Prishtinës në mënyrë paqësore dhe me dialog konstruktiv”.

Kurse Ban, ka thënë se është i inkurajuar me deklaratat e Nikolliqit dhe me “përpjekjet e sinqerta për paqe dhe stabilitet në rajon”, raportojnë mediat serbe. Ban Ki-moon ka thënë se OKB do t’i përmbahet parimit të neutralitetit të statusit në Kosovë, thuhet në faqen në Internet të OKB-së.Në komunikatë theksohet se, gjatë takimit ata kanë shkëmbyer pikëpamje për bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe rolin e Serbisë në inkurajimin e pajtimit, përfshirë edhe atë nëpërmjet dialogut me Prishtinën, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Gjithashtoi presidenti i Serbisë ka takuar edhe homologun qipriot, Dimitris Christofias. Ai i ka thënë kreut të Qipros, vendit të Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, se Serbia nuk heq dorë nga integriteti territorial. (RTK)

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat