Delegacioni i gjerë që ka udhëtuar për në New York dhe që është komentuar gjatë në media dhe nga analistë të ndryshëm në Kosovë - për shkak të shpenzimeve marramendëse - ka dalë të jetë vërtet i madh!
Kësaj radhe, përveç Presidentes që e ka shoqëruar burri i saj, Astrit Kuçi, e i cili zyrtarisht nuk është bashkëshorti i saj, del që familjen me vete e ka edhe i pari i ekzekutivit, kryeministri Hashim Thaçi.
Deri sa Thaçi me ekipin e tij kanë kryer aktivitetet e tyre, djali i kryeministrit Thaçi, Endriti, ka shfrytëzuar kohën që tu tregoj shokëve se edhe ai gjendet në New York.
“Indeksonline” ka siguruar një foto ku Endriti në rrjetin social Facebook ka bërë “check in”, duke treguar se ndodhet në mes të New Yorkut.
“Përshëndetje Popull”, është mbishkrimi që Endriti i ka bashkangjitur fotos së tij. /Telegrafi