Rasmussen falënderoi Ukrainën për kontribut në Kosovë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, gjatë qëndrimit në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme, është takuar me presidentin e Ukrainës, Viktor Yanukovich. Me këtë rast, Rasmusen e ka falënderuar Yanukovichin për kontributin në operacionet paqeruajtëse në Kosovë, Afrikë dhe gjetkë.

 

Presidenti i Ukrainës tha se e ka ftuar Rasmussenin për ta vizituar Ukrainën, “por kjo është e mundshme, vetëm pas zgjedhjeve parlamentare”.

Ai i ka lavdëruar raportet Ukrainë – NATO, duke thënë se në përgjithësi “jemi të kënaqur me dinamikat e marrëdhënieve me NATO-n”, raporton agjencia Interfax.

 

Zgjedhjet parlamentare në Ukrainë mbahen më 28 tetor.

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat