Turqia bllokon filmin anti-islamik në internet

Ankara, 26 shtator - Autoritetet turke thonë se kanë marrë një vendim të gjykatës për të bllokuar qasjen në internet të filmit anti-islamik, që ka zemëruar myslimanët.

 

Urdhri i lëshuar nga gjykata të mërkurën, edhi një ditë, pasi që kryeministri Rexhep Tajip Erdogan ka urdhëruar zyrtarët që të gjejnë mënyra për të parandaluar qasjen në videon “Pafajësia e Myslimanëve”, e cila ka shkaktuar përhapjen e protestave.

 

Ministria për Komunikime e Turqisë tha të martën se ka kërkuar nga Google Inc dhe YouTube që ta heqin videon. Dhjetëra njerëz, përfshirë ambasadorin e SHBA-së në Libi, janë vrarë në dhunën e shkaktuar në protestat kundër filmit, transmeton REL.

 

Erdogani ka kritikuar vendet perëndimore që nuk kanë ndërmarrë hapa për të parandaluar fyerjet ndaj vlerave islamike, por gjithashtu ka kritikuar protestat e dhunshme kundër të filmit.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat